
Sondazhi i IRI-it: Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdogan,
Sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), presidenti amerikan Donald Trump dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan janë dy liderët e huaj më të preferuar të qytetarëve të Kosovës.
Sondazhi është realizuar gjatë muajve maj – qershor 2025, me një mostër prej 1,164 të rriturish, ku 94 për qind e të anketuarve janë shqiptarë ndërkaq 6 për qind serbë.
Pyetja e bërë nga IRI ishte “ “a keni një mendim shumë negativ, disi negativ, disi pozitiv apo shumë pozitiv për liderët e mëposhtëm botërorë dhe rajonalë?”
Mendim shumë pozitiv për presidentin amerikan, Donald Trump kishin 52 për qind të të anketuarve, ndërsa 46 për qind për presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Më poshtë statistikat nga IRI:
Donald Trump
Shumë pozitiv – 52%
Disi pozitiv – 22%
Disi negativ – 11%
Shumë negativ – 7%
Nuk ka dëgjuar për të – 4%
Nuk e di / Refuzoi të përgjigjet – 5%
Recep Tayyip Erdoğan
Shumë pozitiv – 46%
Disi pozitiv – 30%
Disi negativ – 7%
Shumë negativ – 7%
Nuk ka dëgjuar për të – 5%
Nuk e di / Refuzoi të përgjigjet – 4%.
Ndërkaq, qytetarët e Kosovës mendim shumë negativ kanë për dy liderë të huaj, atë të Rusisë, Vladimir Putin dhe atë të Kinës, Xi Jiping. /Telegrafi/