Qeveria shpalli dy ditë zie kombëtare për humbjen e shkrimtarit Ismail Kadare. E marta dhe e mërkurra do të shënojnë uljen e flamurit në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike.

Homazhet për ndër të shkrimtarit të madh do të organizohen ditën e mërkurrë në TKOB nga ora 9 deri në 11 dhe 11.30 deri në 12.30

yacht hotel sarande

Në orën 13 më datë 3 korrik në nderim të tij do ndërpritet cdo veprimtari dhe do mbahet një minutë heshtje.

 

Shkrimtari mbylli sytë sot në moshën 88-vjecare në shtëpinë e tij në Tiranë. Lajmi ka patur jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare që ngrin lart figurën e autorit të përkthyer në mbi 45 gjuhë të botës, duke  e renditur veprën e tij ndër titujt më të rëndësishëm të letërsisë bashkekohore e bashkë me atë dhe emrin e Shqipërisë së cilës i dedikoi krijimtarinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu