
Është zbardhur dinamika e krimit të rëndë në familje në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku një 25-vjeçar vrau babain e tij me thikën e bukës.
I riu raportohet se fillimisht ka qëlluar të atin, 69-vjeçarin me iniciale P. K., me dru në kokë dhe më pas ka marrë thikën duke e goditur në zemër, plagë që ka rezultuar fatale për jetën e tij.
25-vjeçari me iniciale M. K., i cili dyshohet me probleme të shëndetit mendor u arrestua pas 2 orësh në arrati në lagjen nr. 13.
View this post on Instagram
“Në vijim të informacionit të dhënë mbi vrasjen me mjet prerës (thikë) të shtetasit P. K., informojmë se, si rezultat i kontrollit intensiv, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës mundësuan lokalizimin në lagjen nr. 13 dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit M. K., 25 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), djalit të shtetasit P. K..”, informuan blutë.
“Shqiponja”-t gjatë kontrollit i gjetën dhe i sekuestruan 25-vjeçarit në cilësinë e provës materiale thikën që përdori për kryerjen e krimit.







