Durrës, 29 qershor 2025 – Rreth orës 14:30, në zonën bregdetare të njohur si Sektori Rinia në Durrës, është gjetur në det trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç. Viktima është ende e paidentifikuar.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se ai është mbytur, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar viktimën.

Policia fton këdo që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, të kontaktojë autoritetet.

Por ne rrjete sociale plazhistet po shkruajne se personi ishte gjalle dhe vdiq ne pritje te ambulances qe u vonua.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu