Durrës, 1 qershor 2025 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme përballë zonës së Shkëmbit të Kavajës, ku një mjet lundrues i tipit Jet Ski është përmbysur, duke sjellë pasoja tragjike.

Sipas informacionit paraprak nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, rreth orës 11:15 janë njoftuar për një incident në det, ku dy shtetas që po lundronin me Jet Ski dyshohet se kanë humbur kontrollin gjatë manovrave dhe kanë rënë në ujë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur me mjet lundrues në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë shpëtimin dhe transportimin e dy personave drejt portit, për t’u dërguar më pas në spital.

Fatkeqësisht, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, mjekët e urgjencës që ndodheshin në port konfirmuan se njëri nga shtetasit, konkretisht S. O., 34 vjeç, banues në Angli, kishte ndërruar jetë. Ndërsa shtetasja tjetër, V. B., 31 vjeçe, gjithashtu banuese në Angli, u transportua menjëherë drejt spitalit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu