Durrës – Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 15, Spitallë, ka shpërthyer një konflikt mes disa shtetasve, i cili ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve të mprehta.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar me mjet prerës tre persona: M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, të gjithë banues në Spitallë. Të plagosurit po marrin aktualisht ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.

Policia ka shoqëruar në komisariat shtetasin R. E., 22 vjeç, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu