Një konflikt i çastit për pak sa nuk u kthye në një ngjarje me pasoja të rënda në lagjen nr. 17 të Durrësit, ku një 44-vjeçar kërcënoi me sopatë dy persona, për motive të dobëta. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, ngjarja u neutralizua pa pasoja në njerëz.

Sipas burimeve zyrtare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës shkuan menjëherë në vendngjarje pas njoftimit se një shtetas po kanoste me mjet prerës dy persona në një lokal. Si rezultat i reagimit të shpejtë, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. Dh., 44 vjeç, banues në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 16, ku 44-vjeçari kishte kanosur me sopatë shtetasin E. A. dhe shtetasen E. S., të dy banues në Durrës. Policia sekuestroi edhe mjetin prerës që u përdor në konflikt.

Ndërkohë, është proceduar penalisht edhe shtetasi B. K., i cili kishte dijeni për konfliktin, por nuk kishte njoftuar Policinë.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu