Policia e Durrësit ka proceduar penalisht katër shtetas, pas evidentimit të një rasti ndotjeje mjedisore në lagjen nr. 1 të qytetit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë kontrolleve të përditshme në terren dhe në përgjigje të ankesave të qytetarëve, konstatuan se në një zonë të banuar ishin hedhur në mënyrë të përsëritur mbeturina të ndryshme në trotuar, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të mjedisit.

Nga hetimet paraprake rezulton se katër shtetasit e identifikuar – K. K., 42 vjeç, M. Ç., 50 vjeç, P. M., 45 vjeç dhe R. U., 35 vjeç – banues në Tiranë dhe Durrës, dyshohet se kishin hedhur mbeturina të lokaleve të tyre në rrugë, jashtë koshave të përcaktuar për pastrimin urban.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu