Policia e Durrësit ka vijuar operacionin e koduar “Last Threat”, duke arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar dhe shpallur në kërkim një 49-vjeçare, të dy me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të vendosur më herët nga Gjykata e Durrësit për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sipas Policisë, 49-vjeçarja A. H., banuese në Durrës, dyshohet se ka ofruar marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës një 44-vjeçari, në banesën e saj. Në bashkëpunim me shtetasin R. L., 40 vjeç, banues në Shënavlash, ajo ka organizuar grabitjen e viktimës, të cilit iu morën me dhunë një celular dhe një shumë parash.

R. L. u arrestua në flagrancë, ndërsa A. H. u shpall në kërkim. Të dy kishin qenë më herët të ndaluar në kuadër të të njëjtit operacion, të zhvilluar në muajin prill.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu