Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në rrugët e qytetit të Durrësit, ndërsa disa prej tyre janë përmbytur.

Reshjet nisën me itensitet të lartë gjatë mbrëmjes së sotme dhe për këtë arsye rrugët pranë kryqëzimit të stadiumit në lagjen 18 si dhe pjesërisht në lagjen 17, u bënë të pakalueshme.

yacht hotel sarande

Niveli i ujit arriti të dalë në trotuare duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve.

Përkeqësimi i motit nuk ka sjellë probleme në port, nga ku raportohet se tragetet që janë planifikuar për t’u nisur mbrëmjen e sotme drejt Italisë, do të lundrojnë sipas orarit të përcaktuar nga porti i Durrësit./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu