Durrës, 26 janar 2026 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit, ku një 56-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë vajzën e tij të moshës 24 vjeçare.

Sipas njoftimeve paraprake të Policisë, rreth orës 10:03, shtetasi me inicialet M. N., 56 vjeç, nën rrethana ende të paqarta, ka sulmuar me një mjet prerës vajzën e tij, shtetasen Xh.N., 24 vjeçe, në një rrugë të banuar.

Gjatë ngjarjes, një kalimtar i rastit që ka tentuar të ndërhyjë për të ndaluar sulmin është plagosur gjithashtu nga autori. Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e 56-vjeçarit, i cili dyshohet se ka u arratis pas sulmit dhe është në kërkim nga policia.

Burimet e hetimit bëjnë me dije se babai dhe familja e tij ishin të divorcuar, ndërsa konfliktet mes palëve mund të kenë çuar deri te përdorimi i dhunës, megjithëse motivet e plota po hetohen ende nga organet e rendit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu