
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kanë ekzekutuar vendimin e Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, datë 13.11.2025, e cila ka caktuar në mungesë masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit me iniciale G. A., 31 vjeç, banues në Manëz.
31-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve” si dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Sipas policisë, ai ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për përfshirje në ngjarjen e ndodhur në tetor 2025 në Manëz, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy shtetas.
Burime zyrtare bëjnë me dije se G. A. është vetëdorëzuar në ambientet e DVP Durrës. Gjithashtu, ai ka dorëzuar një send në dukje pistoletë (armë sportive me gogla), duke deklaruar se e kishte me vete ditën e ngjarjes.
Materialet shtesë procedurale i janë referuar Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme hetimore.






