DURRËS- Rrebeshet e shiu kanë shkaktuar përmbytje në Durrës, duke krijuar problematika të shumta në disa zona të qytetit. 300 banesa dhe ambiente publike janë nën ujë, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se 10 familje janë evakuuar nga banesat të cilat u pushtuan nga uji që vërshoi pas reshjeve të dendura të shiut një ditë më parë, 29 janar.

Familjet e evakuuara janë vendosur te Kavalishenca. Ministria e Mbrojtjes në raportin e përditësuar për situiatën në Durrës, njofton se rreth 40 hektarë tokë bujqësore ndodhet nën ujë.

yacht hotel sarande

Report Tv sjell pamjet nga përmbytjet në Durrës, ndërkohë që banorët janë angazhuar vetë në nxjerrjen e ujit nga banesat. Dje u bë i mundur shpëtimi i 4 fëmijëve që për shkak të ujit ishin bllokuar në furgonin e shkollës.

 

Problematika më të theksuara kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Gjykata e Apelit, pjesërisht Zona e Plazhit. Ka një rritje të lehtë të niveleve të lumenjve Ishëm dhe Erzen, por pa rrezik për daljen nga shtrati.

Hidrovorët në Hamallaj dhe Porto Romano vijojnë punën me kapacitet të plotë. Në terren janë të angazhuara forca nga MZSH, Autoriteti Portual, Bordi i Kullimit, ndërmarrjet e punëve publike të bashkisë.

Në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu