Në dëshminë e saj para hetuesve më 7 prill në Komisariat, Nors Man Lapaz, nëna e Mark Antony Samson – 23-vjeçari që vrau me thikë Ilaria Sula në Romë – ka përshkruar momentet e para pas krimit të rëndë që tronditi opinionin publik.

“Ma hapi derën dhe fytyra e Markut nuk ishte ajo që njihja. Ishte i kuq në fytyrë, dridhej fort… më frikësoi,” tha ajo, sipas ANSA. “Më tha: ‘nuk kam fjetur, nuk kam ngrënë’… E thoshte si një demon, kisha frikë se mos më bënte keq edhe mua. I thashë ‘qetësohu’ dhe ai dridhej e thoshte ‘mami… mami!!'”

Ngjarja ka ndodhur më 26 mars në një apartament në rrugën Homs, në lagjen afrikane të Romës. Gruaja tregoi se kishte parë “një grua me fytyrën për tokë” (Ilaria Sula – red.). “I thashë: ‘zemër, çfarë ke bërë?’, dhe ai më tha në gjuhën filipinase: ‘nëse nuk e bëja unë, më vrisnin ata’, sikur donte të thoshte se nëse ajo nuk vdiste, do të vdiste ai,” rrëfeu ajo.

Ajo është aktualisht nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës./Ansa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu