Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e tretë dhe vendimtare në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës.
Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në kampin bazë kuqezi në Kaiserau, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi u stërvit i plotë dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike. Edhe mbrojtësi Enea Mihaj u stërvit me grupin duke lënë pas lodhjen muskulore. Vetëm sulmuesi kuqezi Mirlind Daku nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për shkak të pezullimit nga Komisioni i UEFA-s me dy ndeshje.
Ndeshja e tretë e Grupit B të Euro 2024, Shqipëri-Spanjë do të luhet më datë 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena” duke nisur nga ora 21:00.
Deklarata e trajnerit ne konferencen per shtyp kete pasdite:
“Është goxha emocionuese, Spanja më ka mirëpritur mua dhe familjen time. Njoh shumë njerëz aty, është një skuadër briliante me një trajner të mrekullueshëm. Nga ana tjetër jam i lumtur që po drejtoj Shqipërinë, kemi kaluar shumë për të ardhur këtu, në grupin e vdekjes dhe tani duhet të përballemi me Spanjën në ndeshjen e fundit me një mundësi që është e madhe për ne, do të tentojmë nesër kundër skuadrës më të mirë dhe futbollistëve më të mirë. E dini më mirë se sa unë që Spanja e ka ADN e vet që mbajnë posedimin e lojës, ka lojtarë direkt dhe në krah janë të rrezikshëm, kanë më shumë cilësi, kanë shumë lojtarë të shpejtë. I kam vëzhguar gjatë këtyre muajve, janë shumë mirë të organizuar, patjetër që Spanja është më e mira në grup, pasi kanë mundur Kroacinë dhe Italinë. Por ne kemi lojtarë ambiciozë dhe presim të kemi një lojë të mirë kundër Spanjës.
Kam shkuar me Zabaletën ishte një ditë pas ndeshjes tonë, i dimë kundërshtarët e grupit tonë, është një skuadër që impresionon, De La Fuente ka bërë një punë të mrekullueshme, mbrojnë mirë. Kanë humbur një ndeshje vetëm kundër Skocisë në kualifikuese. Por lojtarët e mi do të dalin në fushë dhe do të japin çdo gjë që munden, vendi ynë është krenar për ne. Jemi të kënaqur, kemi mundësi dhe cilësi dhe do shkojmë në fushë për të luajtur. Nuk është e lehtë të arrish deri tek avantazhi dhe është diçka për të shënuar të parët, por ky është evenimenti i dytë në Europë, po mundohen të tregojnë dhe kjo është diçka që mund tju ndodh të gjitha skuadrave. Duhet të ketë faza të mira dhe të këqija.
Jam i lumtur, patjetër, shumë njerëz para pesë muajsh kanë menduar se do të pësojnë katër pesë gola, e ndeshja e fundit s’do të kishte asnjë vlerë. Jam i lumtur për punën që kemi bërë dhe që jemi në këtë grup të vdekjes. Jam i kënaqur me lojtarët e mi, kemi bërë çdo gjë që kemi mundur. Vazhdojmë të ëndërrojmë.
Jam ende i ri, është një ndeshje me shumë rëndësi dhe nuk do ta harroj. Luajmë kundër Spanjës së vendit të parë. Jam gjysmë spanjoll gjysmë brazilian. Nëse kjo është më e rëndësishme, situata mund ta bëjë të tillë. Pas barazimit me Kroacinë ishte ajo, ndoshta mund të bëhet kjo me Spanjën.