Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një valë të re ndryshimesh në administratën vendore, duke nisur nga Inspektoratet e Mbrojtjes së Territorit (IMT) e deri te policitë bashkiake dhe strukturat e planifikimit urban.

“Ashtu siç ka pasur një përshkallëzim të valës së lëvizjeve me drejtuesit nëpër bashkitë e qyteteve të mëdha, ku ka nevojë për një shkundje për të kaluar në një nivel tjetër, ashtu do të ketë një shtrirje të kësaj vale pa diskutim në strukturat e kontrollit të territorit,” deklaroi Rama.

Ai theksoi se reformat do të shoqërohen me përdorimin e teknologjisë për monitorimin e ndërtimit pa leje: “Do të vendosim teknologjinë në qendër. E kemi ngritur pothuajse plotësisht bazën e të dhënave vizuale mbi territorin e qyteteve të mëdha dhe zonave të prekura nga ndërhyrjet e paligjshme.”

Rama përsëriti se përgjegjësia e shtetit nuk mund të justifikojë shkelësit: “Në çdo moment që kapesh, do të të bëhet ajo që të takon. Kush ndërton një metër katror të paligjshëm, nuk do ta gëzojë dot — ose do ta marrë shteti, ose do të shembet.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu