Balla takim me diasporën në Bari, ylli i kombëtares dhe i Leçes në Serinë A, Ylber Ramadani ngjitet në skenë dhe i dhuron bluzën e ekipit të tij.

“Unë nuk jam me Leçen, por jam me Ylberin!”, me këtë shprehje Taulant Balla pranoi në Bari, dhuratën e futbollistit të kombëtares që luan mbrojtës me skuadrën e Leçes në Serinë A të Kampionatit Italian.
Futbollisti kuqezi ishte në sallë së bashku me mijëra shqiptarë që shkuan në Teatrin Forma të Barit për të mësuar më shumë mbi procesin e regjistrimit dhe votimit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit.
Në fund të fjalës së tij, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla e ftoi atë në skenë për t’i dhënë fanellën e Leçes.
“Tani një gol me Anglinë duam nga Ylberi, se me Serbinë patjetër” deklaroi Balla, shoqëruar nga brohoritjet në sallë “Forca Ylber”.
Muajin e kaluar Ramadani i bëri një vizitë në zyrë tifozit të tij special në Tiranë, ku i dhuroi Ballës një tjetër fanellë, atë të kombëtares. Promovimi i shqiptarëve të suksesshëm jo vetëm në sport por edhe në shumë fusha të tjera është kthyer në motorin e fushatës për të afruar diasporën me votën e 11 majit, si një burim i madh frymëzimi dhe motivimi.

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu