Prishtina u ndriçua sërish nga energjia e Sunny Hill Festival, që këtë vit u përmbyll me një performancë magjike nga vetë Dua Lipa, e cila u shpreh thellësisht mirënjohëse për çdo moment të festivalit.

Në një postim në Instagram, ku shfaqet e emocionuar pas përfundimit të eventit, Dua falënderoi familjen, ekipet organizative dhe të gjithë artistët që morën pjesë, duke theksuar se këto netë ishin të paharrueshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Jam e mbushur me mirënjohje dhe dashuri për familjen time të mrekullueshme dhe ekipet që derdhën shpirtin për ta kthyer këtë ëndërr në realitet”, shkruan ajo.

Artistja me famë botërore nuk harroi as fansat:
“Ju sollët dashurinë, gëzimin, shpirtin. Kënduat, vallëzuat, festuat me ne – dhe e bëtë këtë edicion të paharrueshëm.”

Me fjalët “Derisa të shihemi vitin tjetër…”, Dua Lipa i vuri vulën një edicioni tjetër të suksesshëm të festivalit që e ka kthyer Prishtinën në një pikë referimi për muzikën dhe artin në Ballkan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu