
Goditen 2 raste të trafikimit të kanabisit me origjinë nga SHBA, në Tiranë dhe Elbasan, 2 operacione brenda 24 orëve të Antidrogës së Tiranës, duke sekuestruar 3 pako me një total prej 7.7 kilogramësh kanabis sativa me përqindje të lartë THC.
Në kuadër të operacionit “Dërgesa 1”, u arrestua në flagrancë në Elbasan Rakip Hoxha, 32 vjeç, teksa merrte në një degë postare dy pako me rreth 4 kg kanabis. Ndërsa gjatë operacionit “Dërgesa 2”, në një degë postare në Vorë, u identifikua dhe shpall në kërkim Flavio Islamaj, 21 vjeç, i cili dyshohet se do të tërhiqte një pako me rreth 3.7 kg kanabis.
Policia po vijon punën për kapjen e 21-vjeçarit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe ndjekjen e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal, pasi dyshohet edhe për të tjerë bashkëpunëtorë.
Këto 2 ndërhyrje e çojnë në 5 numrin e rasteve të trafikimit të kanabisit nga SHBA, të goditura vetëm gjatë kësaj jave nga Policia e Tiranës, me një total prej rreth 10 kg lëndë narkotike të sekuestruar dhe 8 persona të implikuar të identifikuar./shqiptarja