Drejtoria e Burgjeve ma pranuar kërkesën për leje të Fredi Belerit, për të udhëtuar drejt Strasburgut ku do të betohet si eurodeputet në Parlamentin Evropian.

Mësohet se leja për Belerin është dhënë për pesë ditë, duke nisur nga dita e dielë, më datë 14 korrik, në orën 10:00.

yacht hotel sarande

Kujtojmë se Fredi Beleri është njëri nga eurodeputetët e Demokracia e Re, partisë së Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Parlamentin Europian, pjesë e grupimit të EPP-së.

Pak ditë më parë ai i bëri një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të lejuar pjesëmarrjen e tij fizikisht në mbledhjen e PE, që do të mbahet më 15 korrik. Beleri është dënuar nga Apeli i GJKKO-së me 2 vjet heqje lirie me akuzën e korrupsionit zgjedhor, pasi u arrestua nga policia dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023.

Gjithsesi, arrestimi nuk e pengoi Belerin që të fitonte Bashkinë e Himarës, por detyrën e kryebashkiakut nuk arriti ta ushtronte, pasi nuk u lejua nga shkallët e gjyqësorit shqiptar që të betohej para Këshillit Bashkiak, sikundër përcaktohet në ligj.

Tashmë Beleri ka humbur funksionin si kryebashkiak i zgjedhur për shkak të ligjit të dekriminalizimit dhe në 4 gusht do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës. Para disa kohësh, pas një procesi me dritëhije, Gjykata e Posaçme e gjeti të drejtë kërkesën e SPAK-ut dhe shpalli fajtor kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës për korrupsion në zgjedhje, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes për proces të parregullt dhe të ndikuar politikisht./gsh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu