“Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë… shkran kryeministri Rama në një postim sot në 14-vjetorin e vrasjeve në bulevard.
Rama kërkon drejtësi duke nderuar kujtimin e viktimave Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Të vetmit të dënuar për këtë krim janë ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi me një vit burg dhe gardisti Agim Llupo me tre vite burg, por jo urdhëruesi. 14 vjet më vonë, ende nuk ka as drejtësi të pjesshme për Aleks Nikën, vrasjen e të cilit në një vendim të saj Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut thotë se duhet të zbardhet si një krim shtetëror, ndërsa SPAK ka një hetim në proces.