Ëndrra e madhe e Kosovës për një kualifikim historik në Botëror është shuar në “Fadil Vokrri”. “Dardanët” u mposhtën minimalisht 1-0 nga Turqia, në një sfidë ku fati dhe detajet bënë diferencën.

Goli vendimtar erdhi në minutën e 53, pas një aksioni individual të Yildiz. Pas një kombinimi në zonë, topi përfundoi te Akturkoglu, i cili nuk gaboi dhe e dërgoi në rrjetë, duke heshtur stadiumin.

Kosova pati shanset e saj, sidomos në pjesën e parë, ku Fisnik Asllani goditi shtyllën, ndërsa Vedat Muriqi nuk arriti të konkretizojë një rast ideal.

Pavarësisht përpjekjeve dhe mbështetjes së tifozëve, skuadra e Kosovës nuk arriti të përmbysë rezultatin, duke i dhënë fund kështu një ëndrre historike për Botërorin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu