Një operacion i shpejtë dhe i koordinuar mes Policisë Kufitare të Vlorës dhe Rojës Bregdetare ka shmangur një ngjarje tragjike në det të hapur. Dy shtetas të huaj që po lundronin me një veliere, mbetën të bllokuar rreth 5 milje larg bregut, përballë Gjirit të Gramës, për shkak të një defekti në motor dhe dallgëve të forta.

Pas marrjes së njoftimit, mjeti i Policisë Kufitare Dhërmi u nis menjëherë drejt koordinatave të raportuara, ndërsa patrulla tokësore monitoroi situatën nga bregu. Me përpjekje të pandërprera dhe bashkëpunim të ngushtë me Rojën Bregdetare, pas disa orësh ndërhyrjeje, u arrit shpëtimi dhe shoqërimi i sigurt i velieres në gjirin e Portopalermos.

Dy shtetasit e huaj ndodhen në gjendje të mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu