Në një mbrëmje bamirësie, Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) i dorëzoi një “Certifikatë Mirënjohjeje” z. Samir Mane, President i Grupit BALFIN dhe themelues i Fondacionit Mane, në shenjë falënderimi për përkushtimin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj fëmijëve me sindromën Down.

Ky vlerësim i dedikohet kontributit të pandërprerë që Mane dhe grupi që ai drejton kanë dhënë në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara, veçanërisht atyre që vijnë nga familje me kushte të vështira ekonomike.

“Me mirënjohje të thellë për mbështetjen tuaj të palëkundur ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Që në fillimet tona, bujaria juaj ishte thelbësore për themelimin e Qendrës sonë të Zhvillimit Terapeutik, duke vendosur themelet për shërbimet jetike që ofrojmë sot.

Përmes mbështetjes së vazhdueshme të Fondacionit Mane dhe Grupit BALFIN, ju keni mundësuar akses në terapi që ndryshojnë jetën për fëmijët me aftësi intelektuale dhe zhvillimore – veçanërisht për ata që jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Si donatori ynë më i madh mujor, përkushtimi juaj në rritje përfaqëson një ndjenjë të thellë përgjegjësie sociale dhe një ndikim të qëndrueshëm në komunitet.

Ju falënderojmë thellësisht dhe shpresojmë të forcojmë më tej partneritetin tonë për të ndihmuar edhe më shumë fëmijë në nevojë,” – thuhet në certifikatën e dhënë nga Fondacioni Down Syndrome Albania për z. Mane.

Grupi BALFIN është një shembull konkret se si politikat e punësimit, mbështetja sociale dhe shërbimet shëndetësore mund të krijojnë mundësi të qëndrueshme për personat me sindromën Down.

Nëpërmjet bashkëpunimit me organizata dhe klinika të ndryshme, BALFIN financon pajisje edukative dhe seanca terapie, duke ndihmuar persona me sindromën Down jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera ku operojnë kompanitë e Grupit.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i mbështetjes së BALFIN është integrimi profesional i të rinjve me këtë sindromë. Prej vitesh, grupi ka ofruar mundësi punësimi për ta në kuadër të përfshirjes sociale dhe dinjitetit njerëzor.

Që prej themelimit, Fondacioni Mane ka fuqizuar më tej këtë mision duke qëndruar pranë komunitetit me sindromën Down në mënyrë të qëndrueshme dhe të përkushtuar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu