
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa prej të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”, përfshirë ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni.
Për Dedan Gjonin, SPAK ka kërkuar dënimin me 13 vite burg dhe nëse dënohet përfiton na gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i ulet në 8.4 vite qëndrim pas hekurave.
Pretenca e SPAK për të pandehurit:
Ismail Zeneli 15 vite burg/gjykim i shkurtuar 10 vite burg
Dedan Gjoni 13 vite burg/gjykim i shkurtuar 8 vite e 4 muaj burg
Bujar Gërmizi 10 vite burg/gjykim i shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg
Adrian Cenaj 7 vite burg/ gjykim i shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg
Besmir Murtati 12 vite burg/ gjykim i shkurtuar 8 vite burg
Albert Prenga 12 vite burg/ gjykim i shkurtuar 8 vite burg
AKUZAT E SPAK NDAJ TË PANDEHURVE
1. Ismail Zeneli, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 (dy herë) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të Kodit Penal.
2. Bujar Ajeti, akuzuar se ka kryer veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe armëve sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
3. Adrian Cenaj (Dedja), akuzuar se ka kryer veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal si dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
4. Dedan Gjoni, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Shef i Krimeve, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal si dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
5. Besmir Murtati, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
6. Albert Prenga, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.