Mësohet se Peza ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo detyrë.
Ai u zgjodh unanimisht nga Këshilli Drejtues i RTSH-së në qershor të 2023 dhe pritej që të drejtonte këtë institucion për 5 vite.
Që nga emërimi në krye të RTSH-së, Alfred Peza kreu një sërë shkarkimesh.
CNA ka raportuar herëpashere se Peza bëri shkarkime kolektive të punonjësve të RTSH-së, të cilët kanë mbi 20 vite eksperiencë pune.
Nuk kanë munguar edhe kallëzime në SPAK nga punonjësit./CNA