
Mirlinda Karçanaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në këtë detyrë ajo do të zëvendësohet nga Igli Tafa.
Largimi i Karçanajt vjen në një kohë kur Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit ndaj saj. Ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera publikë, të kryer në bashkëpunim, si dhe për kryerje të veprave penale në kuadër të një organizate kriminale dhe grupi të strukturuar kriminal.
Vendimi i Apelit konfirmoi masat e sigurisë, ndërsa çështja ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t vijon të jetë nën hetim nga organet e drejtësisë.



