Demokrati Ilir Alimehmeti, ka njoftuar se Këshilli Europian ka afruar me një vit misionin monitorues në vendin tonë, duke marrë shkas dhe nga dorëheqjet masive në bashkitë e vendit, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.

Alimehmeti thekson se qeveria ka bërë ndërhyrje antiligjore dhe antikushtetuese te pushteti vendor, duke dertyruar punonjësit të jepnin dorëheqje.

“Hap pas hapi, e drejta do të vijë në vend me punë, mund dhe djersë!”, shkruan ai.

Në përgjigje të ndërhyrjeve antikushtetuese, antiligjore dhe kundër Kartës Europiane të pushtetit lokal nga ana e qeverisë, pas përpjekjeve dhe takimeve të shumta me diplomatë dhe partnerë ndërkombëtarë Këshilli i Europës (Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale) vendosi afrimin me një vit të datës së monitorimit të implementimit të Kartës Europiane në Shqipëri në vjeshtën e këtij viti, ndërkohë që ishte parashikuar për vitin 2026. Hap pas hapi, e drejta do të vijë në vend me punë, mund dhe djersë! Kokën lart dhe fundjavë të mbarë miq!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu