
Dorëheqjet e drejtorëve në Vlorë, Rama: Në Fier dhe Durrës, domosdoshmëri vetëpastrimi i brendshëm
Valë dorëheqjesh në radhët e drejtorëve priten edhe në Fier e në Durrës, pas atyre në Vlorë. Kryeministri Edi Rama në një komunikim të radhës në rrjetet sociale, thotë se këtë pasdite do të jetë në Fier dhe në Durrës, dy qarqe për të cilat thotë se vetëpastrimi i brendshëm është domosdoshmëri