Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë Elbasan këtë fillim javë pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga Kryeministri Edi Rama. Burime zyrtare konfirmojnë se drejtues të niveleve të larta si dhe administratorë të njësive vendore në këtë bashki kanë paraqitur dorëheqjen e tyre në mënyrë kolektive.

Ky zhvillim vjen si pjesë e një procesi të gjerë riorganizimi dhe pastrimi në administratën vendore, me synim rritjen e efikasitetit, transparencës dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Kryeministri Rama është shprehur më herët për nevojën e një “rilindjeje institucionale” në disa bashki, përfshirë Elbasanin, ku janë evidentuar problematika në funksionimin administrativ dhe në zbatimin e reformave.

Dorëheqjet masive pritet t’i hapin rrugë emërimeve të reja të cilat sipas burimeve pranë qeverisë do të kryhen mbi bazën e meritokracisë dhe integritetit profesional. Ndërkohë, qytetarët e Elbasanit dhe aktorët lokalë janë në pritje të hapave të mëtejshëm që do të ndërmerren nga qeveria dhe bashkia për të garantuar një administratë më funksionale dhe në shërbim të komunitetit.

Me mjaft interes pritet edhe ndryshimi i drejtorëve të drejtorive të rëndësishme në rang Qarku për të cilët ka patur një ” lumë” ankesash kohët e fundit te Kryeministri Edi Rama./Tema

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu