Të apasionuarit mbas kriptomonedhave në Shqipëri janë duke festuar fitoren e Donald Trump si president i ri i Amerikës. Në rrjetin social Telegram, janë të shumta komentet lidhur me fitoren e Trump pasi kriptomonedha më e madhe Bitcoin, së bashku me kripto të tjera njohën një shpërthim masim duke thyer rekorde të reja ku Bitcoin preku dhe nivelin e 82 mijë dollarëve.
“Investitorët mezi e prisnin. Me ftitoren e Trump i cili i dha një shtysë më të madhe rritjes. Në mënyrë të përgjisthshme nuk mund të ndjekim fiks ngjarjet, por që ishte diçka që ndihej në të gjithë botën. Lajmi ishte përhapur dhe shqiptarët investuan duke përfituar në fund të ditës.” shprehet Shahin Dokuzi, ekspert për kriptomonedha.
Në fakt si politikat e Donald Trump, por edhe ato të Kamela Harris ishin pro mbështetjeve të kriptove. Por investitorët në vend ishin të bindur që fitorja e Trump do sillte një ndryshim më të madh në tregun e kriptovalutave.
“Zonja Harris do ta mbështeste tregun në një mënyrë më të kufizuar, ndërsa Donald Trump ishte më I hapur, kështu që mbështetja ishte më e madhe. Në këtë mënyrë dhe ardhja e tij si president çoj në rritjen e kriptovalutave. Një pikë tjetër që ndikoi ishte se në politikat e tij thuhej se dhe institucionet shtetërore do përdornin kriptomonedha.” Shprehet zoti Dokuzi
Bitcoin po konsiderohet gjithmonë e më shumë si një aset, ku investimi në plane afatgjat ka rezultuar fitimprurës për shumë individë në botë. Zakonisht janë të rinjtë atat që e ndjekin tregun e kriptovalutave duke rritur gjithmonë e më shumë interesin tek këto grupmosha./tema