Donald Trump Jr. ka publikuar një video në rrjetet sociale ku ish-presidenti amerikan Joe Biden dëgjohet të thotë se “kishte pasur kancer”.

Në videon e regjistruar gjatë një fjalimi më 20 korrik 2022 në Somerset, Massachusetts, Biden foli për ndotjen mjedisore dhe ndikimin që ajo ka pasur te banorët e vendlindjes së tij në Delaware:

“That’s why I  and so damn many other people I grew up with  have cancer.”
“Kjo është arsyeja pse unë  dhe kaq shumë njerëz të tjerë me të cilët jam rritur  kemi pasur kancer.”

Deklarata shkaktoi reagime të menjëhershme dhe spekulime se presidenti mund të kishte një gjendje serioze shëndetësore. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë sqaroi menjëherë se Biden i referohej diagnozave të mëparshme me kancer të lëkurës, të cilat ishin trajtuar përpara se ai të merrte detyrën si president.

Mjeku i tij personal, Dr. Kevin O’Connor, kishte bërë publike më herët se Biden ishte trajtuar për disa raste të kancerit të lëkurës jo-melanoma, të shkaktuara nga ekspozimi i gjatë ndaj diellit.

Pavarësisht sqarimit, videoja u përdor nga kundërshtarët politikë të presidentit për të vënë në dyshim gjendjen e tij shëndetësore dhe transparencën e administratës së tij.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu