Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën malore të Gjinarit, ku një banor i fshatit Pashtresh, Pëllumb Toçi, 54 vjeç, ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kanionin e njohur si “Shkëmbi i Vashës”.

Sipas të dhënave paraprake, mëngjesin e së enjtes, Toçi ishte larguar nga banesa për të kërkuar qenin që ruante bagëtitë dhe që ishte humbur në mal.

Trupi i tij u gjet mbrëmjen e së njëjtës ditë në ujërat e kanionit dhe u nxor nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave. Hetimet paraprake e trajtojnë rastin si aksidental, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu