Autori i vrasjeve të sotme në Shkodër, Ragip Jonuz Gila, ishte liruar nga burgu vetëm pak muaj më parë, falë një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, të shpallur më 4 mars 2025.


Sipas vendimit gjyqësor të siguruar nga AIA.AL, Gila ishte dënuar me 5 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, por gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe lirimin e tij me kusht, duke e vënë në provë për 5 vite.

Në vendim thuhet se i dënuari duhej të mbante kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës Shkodër dhe të mos kryente vepra të tjera penale gjatë kohës së provës. Megjithatë, vetëm disa muaj pas këtij vendimi, Gila u përfshi në ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur sot, ku sipas policisë, ai është autor i vrasjeve që tronditën qytetin.
Vendimi i gjykatës parashikonte gjithashtu që Gila të mos shoqërohej me persona të dënuar dhe të respektonte rregullat e provës, në të kundërt do të rikthehej në qeli për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Ky zhvillim hedh dritë mbi mënyrën se si një person i dënuar për vepra penale është liruar para kohe, për të rezultuar më pas autor i një ngjarjeje tragjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu