
Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një nga deklaratat më të forta deri tani ndaj Iranit, duke paralajmëruar sulme shkatërruese nëse nuk rihapet Ngushtica strategjike e Hormuzit.
Në një mesazh të ashpër, Trump deklaroi se nëse Irani nuk vepron, vendi do të përballet me atë që ai e përshkroi si “ditë shkatërrimi”, duke përmendur goditje ndaj centraleve elektrike dhe urave.
Ai përsëriti gjithashtu kërcënimin për të “shpërthyer gjithçka”, nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda afatit të vendosur.
Ndërkohë, tensionet po rriten edhe në terren, ku zona e Gjirit Persik dhe Ngushtica e Hormuzit po shihen si pika më e rrezikshme e përplasjes mes dy vendeve.
Nga ana tjetër, qytetarë në Iran shprehen të frikësuar dhe të lodhur nga përshkallëzimi i situatës, duke theksuar se nuk kanë asnjë kontroll mbi zhvillimet.
Reagime të forta kanë ardhur edhe nga organizatat ndërkombëtare, të cilat paralajmërojnë për pasoja të rënda për civilët në rast të një sulmi të tillë.






