Nga Çim Peka
“Djemtë e Mulit” dhe “Djemtë e Grida-s” nuk po luftojnë njëri-tjetrin për karrige. Të dyja palët me të vërtetë besojnë se po e bëjnë për PD-në: njëra anë mendon se po e shpëton, ndërsa tjetra se po e ringre.
Mbështetësit e “Doktor Nokës” nga njëra anë dhe adhuruesit e “Doktor Alimehmetit” nga ana tjetër janë përballë për të mirën e PD-së, dhe më besoni që kështu e mendojnë. Ashtu siç besojnë me shpirt se janë “doktorë”. Alimehmeti dhe Noka janë po aq doktorë sa është Ngjela avokat.
Pastaj kemi dhe Salianjin, të cilit i ka nisur t’i duket vetja si Arbnori. Por Pjetri hyri në burg sepse krijoi parti politike në komunizëm dhe doli prej andej si disident; ndërsa Ervini hyri në burg për një denoncim ndaj një trafikanti droge dhe doli—dyshoj, me gjithë respektin për atë lloj rruge—me respektin e atyre që kishte pranë në burgun e Fierit, jo me status disidenti. Arbnori në Burrel kishte disidentë të tjerë përkrah.
Uroj që Ervini të ketë hyrë si i burgosur politik e të mos ketë dalë si i burgosur ordiner.
Kur Sali Berisha udhëhiqte PD-në në vitet e para, në krah kishte vërtet “doktorë”, “studiues”, “historianë”, “ekonomistë”, “juristë”, “disidentë” e të tjerë. Të tillë sot mezi i gjen në Shqipëri, e jo më në PD. Kanë ikur…
Ndersa nga ana tjeter, Rama si nje pacient i psikiatrise mban per shefe kabineti nje psikiatre. Dhe perdor si mjet per te sunduar ate qe di te beje me mire, ta “matildizoje” shoqerine qe te vrase shpresen e qe “shtresa e mesme”, dhe kryesishte truri i vendit, ata qe mbajne nje komb, te emigrojne.
Ne kete ambjent, Sali Berisha po lundron te beje politike serioze me intelektuale te improvizuar e disidente te sforcuar.
Urdheroi mbreti nje te diturin e oborrit te mesonte qenin te fliste, ose ne te kundert do ta vriste mesuesin e qenit. Pas nje kohe “mesuesi” kishte mesuar te lehte por jo qeni te fliste.
Berisha pas kater viteve qe mundohet tu mesoje te mendojne politiksht “Doktoreve Muli e Alimehmeti”, “Disidentit Salianji” etj per tu perballur me nje te cmendur pa rregulla politike e norma morale, si pacienti i Psikiatrise Rama, vete Berisha poston nje video te Kastriot Myftarit per te na thene se ai i kishte parashikuar keto zhvillime.
Ne kete zymtesi referencash e vlerash nuk do habitesha ta shikoja Alfred Cakon ne kupolen e ristrukturimit te PD. Audience ka!
Sali Berisha si shkolle e politikes serioze dhe ndoshta i vetmi intelektual serioz ne krye te nje partie te madhe duhet te gjej formen ti bind per tu bashkuar me te intelektualet dhe profesionistet real dhe jo improvizuesh gradash e profesionesh.
Shumica e lidershipit politik ne vend sot nuk ka zanat, nuk punojne dot ne vend tjeter se realisht nuk i merr njeri me pune, nuk kane zanat!
Ps: Nuk po permend emra te tjere se me duhen per ne studio ti servir si njerez qe dine te mendojne politikisht!