
Djali i Presidentit amerikan Trump përgenjeshtron PD, Rama: E turpshme
Trump Jr. përgënjeshtroi PD/ Petraj për Report Tv: Trump s’të fal kur përdoret emri i tij! Beqiri: PD kërkon të lëkundë besimin e shqiptarëve te SHBA, se ‘amerikanët u korruptokan’
Trump Junior ka përgënjeshtruar Partinë Demokratike. Postimin në rrjete sociale të emisarit special të presidentit të SHBA-ve, Richard Grenell, ku ai i drejtohet Alfred Lelës për të hequr lajmin e cilësuar si të rremë, e ka ripostuar edhe vetë djali i presidentit Trump.
Sipas mediave pranë PD, Trump Jr anuloi takimin me Ramën në Tiranë të lobuar nga Richard Grenell. Ky i fundit i drejtohet shefit të komunikimit të PD, duke i kërkuar të fshijë këtë lajm të rremë që është shpërndarë sipas tij për shkak të fushatës elektorale.
Ja çfarë shkruan Richard Grenell në postimin e tij të rishpëndarë edhe nga djali i presidentit Trump:
“I dashur Alfred Lela. E kuptoj që je vetëm disa ditë larg zgjedhjeve të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. I kam parë zgjedhjet tuaja në heshtje nga stoli, sepse Shqipëria është një aleat i rëndësishëm dhe i besuar i Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të kaluar pushimet). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër totale. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, thuhet në postim.”, thuhet në postim.
Richard Grenell shpërndau një pjesë të artikullit të publikuar nga media online pranë Sali Berishës, “Politiko”, që drejtohet nga shefi i zyrës së shtypit dhe komunikimit të PD Alfred Lela. Grenell e cilëson totalisht të rremë lajmin që të ketë lobuar dhe t’ia kishte dalë të dakordësonte një takim të Ramës me Trump Jr në Tiranë, ku të dy do të konsumonin një darkë së bashku.
Çfarë pretendonte lajmi i mediave pranë PD-së?
Sipas lajmit të publikuar në median e drejtorit të zyrës së shtypit të PD-së Alfred Lela, Trump Jr. kishte planifikuar një takim me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë, i cili ishte lobuar nga Richard Grenell. Sipas artikullit, takimi më Ramën u anulua kur njerëz pranë stafit të presidentit amerikan mësuan se në takim me Trump Jr do të ishte Edi Rama dhe se djali i shefit të shtëpisë së bardhë vijoi axhendën e tij në Budapest, pa takuar kryeministrin shqiptar.
“Në mbrëmjen e së shtunës, më 26 prill 2025, Donald Trump Jr. po darkonte me Aleksandar Vuçiçin në Beograd, si pjesë e vizitës së tij në Evropën Juglindore. Disa javë më parë, ndërsa po planifikonte këtë vizitë, Donald Trump Jr. kishte planifikuar gjithashtu të vizitonte Tiranën, ku do të darkonte me Kryeministrin Edi Rama. Ky organizim u kërkua me ngulm nga Richard Grenell, një lobist i pashpallur për Ramën dhe pothuajse i shpallur për Vuçiçin. Planet e udhëtimit të Trump Jr. u ndryshuan kur persona të afërt me stafin e Presidentit Trump mësuan se Edi Rama ishte përfshirë në axhendë. Sot, Donald Trump Jr. vazhdoi takimet në Budapest, në një konferencë biznesi, duke e hequr Tiranën nga lista e prioriteteve”, shkruhej në lajmin e publikuar më 27 prill 2025 nga Politico.
Artikulli online në portal u fshi pas reagimeve në SHBA.
Reagon edhe Rama
Përgënjeshtrimin që Trump Jr dhe Grenell i bënë PD, solli edhe reagimin e kryeministrit Rama nga një takim elektoral.
“Sot kishte futur në lojë nëpërmjet një çyryku që mban afër edhe familjen e presidentit Trump. Sipas tij, kisha bërë një përpjekje për të shkuar në Beograd, prandaj nuk shkova te Papa për t’i dhënë lamtumirën, se po prisja të shkoja në Beograd, se aty do shkonte djali i Trump dhe aty unë me vëllain tim Vuçiç do futesha si fanti spathi dhe do ta përshëndesja, por kjo nuk qe e mundur, se kjo dështoi, se SHBA…
Deri këtu ok se ne i dimë këto, por kur sheh që detyrohen njerëzit e familjes së presidentit Trump të mohojnë këtë çmenduri të vjen turp. Se në fund të ditës, atje nuk e njeh njeri përveç atyre që marrin ato 6 milionë dollarë, po të çohet dhe Limi i Tylit i të paguajnë 6 milionë dollarë, vjen Latifi na e prezanton të gjithëve”, tha Rama./Shqiptarja