Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përkujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të Dëshmorëve të Policisë, duke nderuar të gjithë efektivët që kanë rënë në krye të detyrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla theksoi se kjo ditë është një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për sakrificën e punonjësve të policisë që kanë mbrojtur jetën e qytetarëve, rendin publik dhe sigurinë e shoqërisë.

“Sot nderojmë me respekt të thellë kujtimin e të gjithë punonjësve të policisë që kanë rënë në krye të detyrës, duke mbrojtur jetën e qytetarëve, rendin publik dhe sigurinë e shoqërisë”, u shpreh Balla.

Ai theksoi se 7 Marsi është shpallur nga INTERPOL si Dita Ndërkombëtare e Dëshmorëve të Policisë, në shenjë nderimi për efektivët që kanë humbur jetën gjatë përmbushjes së detyrës në mbarë botën.

Sipas Ballës, edhe në Shqipëri kujtohen me respekt të veçantë të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që kanë sakrifikuar jetën për mbrojtjen e ligjit dhe qytetarëve.

“Sakrifica e tyre mbetet një testament i përjetshëm i përkushtimit, kurajos dhe shërbimit ndaj atdheut. Lavdi dhe respekt përjetë dëshmorëve të Policisë”, përfundon mesazhi i Ballës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu