Me rastin e festës së shenjtë të Pashkës, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Arjan Dodaj.

Gjatë këtij aktiviteti, të zhvilluar në një atmosferë festive dhe simbolike, u përcollën mesazhe paqeje, harmonie dhe bashkëjetese ndërfetare, në frymën e kësaj dite të shenjtë për besimtarët e krishterë.

Pashka, si një nga festat më të rëndësishme të krishterimit, mbetet një moment reflektimi dhe shprese, duke nxitur solidaritetin dhe vlerat njerëzore në shoqëri.

Po ditën e sotme Balla bashkë më familjen e tij zhvilloi një vizitë edhe në Vëllazërinë Ungjillore të Shqipëris, ku u prit nga Kryetari i Vllazërisë, Pastor Erion Sylari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu