Kryeministri Edi Rama zgjodhi të urojë duke postuar një video me njeriun e ri të punës.
Ndërsa kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali dërgon një mesazh urimi: Ecim duke lënë pas fantazmat e komunizmit dhe shëmbëlltyrat e këqija të tyre
Sipas saj sot ecim më shpejt dhe jemi më pranë se kurrë Shqipërisë së ëndërrimtarëve dhe luftëtarëve të dhjetorit, në një proces intensiv negociatash, me objektivin e qartë Shqipëria në BE brenda vitit 2030.
“Ecim drejt kësaj ëndrre, tashmë një realitet i prekshëm, duke lënë pas fantazmat e komunizmit dhe shëmbëlltyrat e këqija të tyre, idhujt e rremë të tranzicionit, bartësit e gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes, minuesit e bashkëjetesës, të bashkuar në aspiratën tonë madhore”, shprehet Spiropali.
Ndërsa ministri i shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Taulant Balla ka zgjedhur ta kujtojë këtë ditë me një nga këngët hit të viteve ’90: “Dhe me këtë kujtim të bukur nga Festivali ‘90, këngën “Jemi emri i vetë jetës” interpretuar nga Elton Deda dhe Tingulli i Zjarrtë, u shprehim mirënjohjen të gjithë pjesëmarrësve në lëvizjen studentore që çoi në rrëzimin e diktaturës dhe vendosjen e demokracisë. GËZUAR DITËN KOMBËTARE TË RINISË” shkruan Balla.