Sot festohet Dita Botërore e Maceve të Zeza, një ditë që synon të heqë paragjykimet dhe besëtytnitë e vjetra që shpesh i kanë shoqëruar këto mace të hijshme. Në shumë kultura, macet e zeza janë parë padrejtësisht si “sjellëse tersllëku”, duke bërë që shpesh të jenë edhe më pak të adoptuara krahasuar me macet e ngjyrave të tjera.

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve theksojnë se macet e zeza janë po aq të dashura, të zgjuara dhe besnike sa çdo mace tjetër. Përkundrazi, në disa vende ato konsiderohen simbol i fatit të mirë dhe begatisë.

Kjo ditë është një thirrje për të gjithë dashamirësit e kafshëve: të shohin përtej ngjyrës së qimeve dhe të japin dashuri e kujdes edhe për macet e zeza, të cilat shpesh mbeten më gjatë nëpër strehëza.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu