
Reshjet e borës sot kanë përfshirë disa komuna të Kosovës, duke sjellë kështu kushte dimërore në mes të pranverës.
Bora ka zbardhur Prishtinën, Ferizaj, Podujevën, Fushë Kosovën, Lipjanin e komuna të tjera.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) kishte parashikuar reshje bore në viset malore, duke mos përjashtuar reshjet edhe në zonat e ulëta.
IHMK gjithashtu ka theksuar se këto reshje do të kenë ndikim negativ në kulturat e hershme bujqësore.
View this post on Instagram
“Megjithëse këto reshje do të jen të përkohshme. Në viset e larta parashihen vetëm reshje bore. Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte për paraqitjen e ngricave në fillim të javës së ardhshme, të cilat mund të kenë ndikim negativ në kulturat e hershme bujqësore, veçanërisht në pemëtari. Udhëzohen bujqit dhe fermerët që të marrin masa preventive për të mbrojtur prodhimin dhe kulturat e ndjeshme nga ndikimi i këtyre kushteve të pafavorshme të motit”, thuhej në njoftimin e IHMK-së.
Temperaturat minimale sot pritet të jenë nga -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 1-4 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 metër për sekondë.
Në anën tjetër, “Meteo Ballkan”, ka publikuar disa fotografi dhe video nga qytete të ndryshme të Kosovës. /Zëri