
Xhamia e fshatit Shupenzë në Bulqizë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit. Si pasojë e flakëve është dëmtuar çatia dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Mësohet se në kohën kur ka rënë zjarri nuk ka patur besimtar brenda.Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës Bulqizë, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.
Momentalisht dyshohet të ketë ndodhur nga pakujdesia e lënies ndezur të ndonjë ngrohëse, ndërsa nuk përjashtohet mundësia edhe nga elektriciteti. /vizionplus.tv