Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Osman Haxhiu në Vlorë.
Gjatë kontrollit që kanë ushtruar punonjësit e zjarrfikses pasi kanë shuar zjarrin në banesë kanë vërejtur trupin pa jetë dhe të shkrumbuar nga flakët të një personi rreth 70 vjec dhe i pastrehë. Polica po merr në pyetje banorët.
Nuk janë të rralla rastet kur shtëpive të braktisura u vihet flaka për ta bërë më të lehtë zaptimin e truallit për ndërtime por nëse është ky rasti në Vlorë këtë pritet ta zbulojnë hetimet e policisë.