Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Llogara ku një person është gjetur i pajetë brenda një makine të djegur. Policia përmes një njoftimi ka konfirmuar se viktima është gjetur në mjet në sediljen e drejtuesit.

Viktima është djegura nga zjarri i rënë në mjet ndërsa ende nuk është identifikuar. Grupi hetimor ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen për zbardhjen e shkaqeve dhe identitetin e viktimës.

“Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur.

Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia./euronews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu