Një trajlër që transportonte kartona picash nga Tirana për në Kukës është përfshirë nga flakët në “Rrugën e Kombit”, në afërsi të trarit ku bëhet pagesa. Sipas burimeve, flakët kanë përfshirë pjesën e pasme të trajlit ku ishte edhe ngarkesa, ndërsa koka e trajlit nuk është djegur fatmirësisht. Dy automjete të zjarrfikëses së Kukësit janë përgjigjur thirrjes në kohë duke neutralizuar flakët.

Përpos dëmeve materiale të ngarkesës, është dëmtuar edhe pjesa e pasme e trajlërit. Policia është në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbuluar shkaqet që kanë provokuar zjarrin në mjet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu