
Meteorologu i njohur amerikan Matt Devitt ka ndarë një zhvillim të jashtëzakonshëm që ka ndodhur në Paqësor: një cunam i shkaktuar nga një tërmet ka ndërvepruar me një uragan në jug të Havait — një fenomen tejet i pazakontë që ai vetë thotë se nuk e ka parë kurrë më parë në karrierën e tij.
“Diçka shumë e rrallë ndodhi në Oqeanin Paqësor… një cunam nga tërmeti ndërveproi me një uragan në jug të Havait. Nuk më kujtohet të kem parë ndonjëherë diçka të tillë më parë,” – shkruan Devitt në faqen e tij me mbi 1 milion ndjekës.
Ky bashkëveprim midis dy fenomeneve ekstreme – një cunami dhe një uragan – është jashtëzakonisht i rrallë dhe mund të ketë ndikime të mëdha në modelet e motit dhe lëvizjen e ujërave në Paqësor.
Pritet që ekspertët e meteorologjisë dhe sizmologjisë të japin më shumë informacion dhe sqarime lidhur me këtë dukuri të pazakontë në orët dhe ditët në vijim.