Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përfshirë votat e dorëzuara në përfaqësitë diplomatike.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 49.19% e kutive të votimit. Rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka siguruar 81.89% të votave të diasporës, duke u renditur bindshëm në krye. Partitë e tjera kanë marrë rezultatet e mëposhtme:KQZ – Rezultatet 2025.

LDK – 7.21%

PDK – 5.75%

AAK-Nisma – 1.54%

Koalicioni për Familjen – 1.07%

Nëse kjo përqindje e VV-së ruhet deri në përfundim të numërimit të të gjitha votave nga diaspora, partia e Albin Kurtit pritet të arrijë 51 ose 52 deputetë, duke i dhënë mundësinë të formojë qeverinë pa nevojën për koalicione të mëdha, por vetëm me minoritetet jo-serbe.

Më 8 shkurt 2025, u votua në 30 përfaqësi diplomatike, me 43 vendvotime në total. Nga 20,324 votues të regjistruar, pjesëmarrja ishte 75.57%, ose 15,352 shtetas të Kosovës që kishin zgjedhur këtë mënyrë votimi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se procesi i numërimit është transparent dhe të gjithë vëzhguesit e akredituar janë njoftuar në kohë. Rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, sipas përfaqësive diplomatike, mund të ndiqen në platformën zyrtare të KQZ-së: KQZ – KQZ – Rezultatet 2025.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu