Për Taulant Ballën, diaspora do të jetë çelësi i mandateve shtesë për Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj.

Në një intervistë për gazetaren Fjorela Beleshi në përfundim të takimit përmbyllës së fushatës, i deleguari për diasporën i konsideroi zgjedhjet si një referendum, teksa shtoi se opozita tashmë ka nisur të përgatisë dosjen për mosnjohjen e tyre.

“Kjo fushatë është e veçantë sepse momenti është i veçantë është një moment historik. Është një mandat që do vendosë flamurin tonë në oborrin e BE dhe është një referendum se kush do Shqipërinë në BE duhet të votojë PS dhe Ramën dhe kush ka kohë për të humbur me një kënetë le të qëndrojë atje. Ka një shumicë si asnjëherë tjetër, kjo do të reflektohet dhe në numrin e votave. Ne kemi thyer votat zgjedhje pas zgjedhjet. Ky është referendum.

Kush do BE, voton Edin dhe PS. Në këtë aspekt gjëja është e prerë me thikë. Demokratët e dinë që me Berishën nuk ka integrim në BE. Kjo varet nga ne BE na ka thënë që është një dritare që mund të mbyllet dhe në duhet të përfundojmë me negociatat brenda 2027. Votoni masivisht. PS do fitojë zgjedhjet. Ne synojmë të jemi në mes 78 dhe 88 mandate. Na duhen 84 për të pasur disa reforma.

Votat e diasporës janë çelësi i mandateve shtesë. Nuk ka asnjë pavlefshmëri që i prek një qime që i prek fitores së PS në 11 maj. Prej disa ditësh ka nisur të shkruhet dosja e mosnjohjes së zgjedhjeve. Diku nga pasditja e 13 majit do keni një konferencë të Bufit ku do bëjë të njëjtën gjë si në zgjedhjet e kaluara. I vetmi kryeministër që nuk njihte as rezultatin e zgjedhjeve që organizoi vetë. (A2 Televizion)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu