Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën në këto zgjedhje, Taulant Balla u shpreh se populli foli me votë sot, ndërsa detyra e partive është ta lexojnë atë dhe të pranojnë rezultatin.

“Edhe njëherë që të jetë e qartë, populli ka folur rezultati është në kutitë e votimit, detyra jonë është ta lexojmë dhe ta pranojmë rezultatin”, tha Balla.

Ai u shpreh i kënaqur me kthimin e zarfeve nga diaspora në Shqipëri.

“Koeficenti i kthyeshmërisë së votave nga bashkatdhetarët është më i lartë krahasuar me të gjitha vendet që përdorin të njëjtën formë votimi për diasporës”, tha Balla.Ai bëri edhe një parashikim të rezultatit.

“Votën e diasporës e parashikoj të njëjtë me të gjithë bashkatdhetarët tanë kudo, edhe në Shqipëri, edhe jashtë, votë për ta çuar Shqipërinë në BE”, tha Balla./Opinion

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu